9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Xhamia e Madhe e Mosulit do të rindërtohet nga arkitektë egjiptianë

Një grup i arkitektëve egjiptianë fitoi konkursin për të rindërtuar Xhaminë e Madhe të Mosulit al-Nuri, katër vjet pas shkatërrimit të saj nga militantët e grupit Shteti Islamik. Xhihadistët e hodhën në erë xhaminë e shekullit 12 në qershor të vitit 2017, kur forcat qeveritare nisën ofensivën për rikthimin e qytetit.

Tre vjet më herët, udhëheqësi i atëhershëm i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, shpalli “kalifatin” nga Xhamia al-Nuri. Rindërtimi i saj është pjesë e projektit të Kombeve të Bashkuara “Ringjallja e Shpirtit të Mosulit”.

Tetë arkitektë egjiptianë u zgjodhën për rindërtim, në mesin e 123 konkurrentëve.

Rindërtimi i xhamisë “do të jetë një pikë referimi në procesin e avancimit të pajtimit në qytetin e shkatërruar nga lufta”, tha Audrey Azoulay, e cila kryeson agjencinë për kulturë të Kombeve të Bashkuara, UNESCO.

“Salla e faljeve do të duket siç ishte para shkatërrimit, por do të ketë edhe ndryshime të dukshme, përfshirë përdorimin e dritës natyrore dhe hapësirat e zgjeruara për gratë dhe personalitetet”, tha UNESCO përmes një deklarate. Rindërtimi i xhamisë do të nisë këtë vit. Beteja për kontrollin e Mosulit zgjati gati nëntë muaj, duke lënë pjesën më të madhe të qytetit nën rrënoja. Mijëra civilë u vranë dhe më shumë se 900,000 u zhvendosën./REL

Më Shumë

Besmire Bytyçi zgjidhet në krye të Aleancës së Gruas në Rahovec

Në një proces zgjedhor të karakterizuar nga fryma demokratike dhe pjesëmarrja aktive, është mbajtur kuvendi i Aleancës së Gruas në Rahovec, ku u zgjodh...

Ylli apo Peja? Sonte në Suharekë vendoset gjysmëfinalisti

Golden Eagle Ylli dhe Peja përballen sonte në ndeshjen e tretë vendimtare të çerekfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, ku do të përcaktohet skuadra...

Lajmet e Fundit