27 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Totaj: Tre të arrestuarit për mashtrim janë të afërt me qeverisjen lokale në Prizren

“Haskuka e ka humbur edhe besimin e partisë së tij sepse e kemi një paralajmërim për një kandidat tjetër të VV-së për Prizren”.

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, i ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se të tre të dyshuarit janë njerëz të afërt me qeverisjen lokale në Prizren që udhëhiqet prej Mytaher Haskukës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne vazhdimisht kemi informuar opinionin për një keqqeverisje të vazhdueshme të Prizrenit prej se në qeverisje ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje me Mytaher Haskukën. Ajo që ka ndodhë në tre vjetet e fundit, ka pasur një degradim në vazhdimësi dhe ditëve të fundit kemi pasur një aksion të Haskukës ku të gjitha partitë i ka larguar nga zyrat e tyre”.

Sipas Tolajt, Haskuka po i ndërmerr këto veprime në mënyrë që të fshihet për shkak të keqqeverisjes së tij në Prizren.

“Sa i përket korrupsionit, ne kemi paralajmëruar shumë raste; mirëpo rasti i fundit që ka ndodhur ditëve të fundit, një biznes e cili e ka marrë një tender prej 1.4 milion eurosh, është një biznes pronarët e të cilit janë të afërt me qeverisjen lokale”.

“Ky biznes i ka marrë dikur tetë tenderë deri më tani. Ky është një indikacion se si një biznes arrin t’i merr tetë tenderë – nuk e besoj se është e rastësishme”.

Ai ka shtuar se nëse një biznes arrin t’i merr tetë tenderë, është indikacion se ka pasur veprime manipuluese.

“Vet fakti që prokuroria i ka arrestuar tre persona, tregon se Haskuka nuk ka arritur ta ndalojë korrupsionin”.

“Haskuka e ka humbur edhe besimin e partisë së tij, sepse e kemi një paralajmërim për një kandidat tjetër të VV-së për Prizren”.

 

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren, pas grumbullimit të informacioneve lidhur me një publikimin të Rrjetit të Organizatave Joqeveritare “AVONET”,ka arrestuar dhe ndaluar pronarët e kompanive “NABS” sh.p.k. dhe “CONS ENG” sh.p.k., përkatësisht të dyshuarit me iniciale G. P., S. S. dhe B. S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Me datë 12 prill 2021, Rrejti i Organizatave Joqeveritare “AVONET” ka publikuar një deklaratë për media rreth procesit të aktivitetit të prokurimit “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, numër të prokurimit 622-20-2058-2-1-1, me titull “Komuna e Prizrenit i ka dhënë operatorit ekonomik kontratën në vlerë prej 1,394.853.90 Euro me dokumente fiktive (jo reale)”, ku ata pretendonin se fatura e datë 01.05.2020 me nr. 1052020, e cila faturë ka plotësuar kriterin e kërkuar nga ana e Autoritetit Kontraktues, e njëjta është e dyshimtë pasi që nuk është deklaruar si shitje nga ana e biznesit “CONS ENG”sh.p.k. si dhe nuk është e regjistruar si blerje nga ana e biznesit “NABS” sh.p.k.

Pas publikimit të kësaj deklarate, Prokurori i Shtetit, sipas detyrës zyrtare, ka ndërmarrë veprime hetimore për grumbullimin e informacioneve duke siguruar dosjen e tenderit dhe pas intervistimit të të dyshuarve, të njëjtit janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Për çdo informatë me rëndësi për publikun lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me kohë.

klankosova.tv

Më Shumë

Melisa dhe Andi puthje të zjarrtë në mes të emisionit

Ish-konkurrentët e Për’puthen, Melisa dhe Andi janë të ftuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”. Në studio nuk kanë munguar as përplasjet me Shqipe...

Rexhaj: Gërvalla deklaratën për dërgim të dosjeve në Speciale e ka thënë kur ishte në LDK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një intervistë për T7 ka folur edhe për deklaratën e disa viteve më parë të Donika Gërvallës...

Kërkoi vaksinim të detyrueshëm, kryetari i bashkisë në Poloni kërcënohet me vdekje

Pas vendimit të selisë qendrore të Walbrzych, një qytet i vogël në Poloninë jugperëndimore, për të bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit, kryetari i...

Muharremaj angazhohet në mbjelljen e luleve në qytetin e Suharekës

Kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar përmes një postimi në facebook se ka kontribuar në mbjelljen e luleve në qytet. Muharremaj poashtu...

Malisheva gati përgatitjet për dezinsektimin kundër rriqrave

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me endeminë e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e...

54-vjeçaren e zë rryma, po mbushte telefonin që ia kishte dhuruar bashkëshorti

Një grua në Tajlandë u gjet e vdekur pasi e kishte zënë korrenti ndërsa luante me telefonin e saj të ri që ishte në...

Kënga e vitit 1886 që flet për shitësin e misrave nga Prizreni në rrugicat e Kostandinopojës

“La Tradition” ka botuar, me 1 janar 1906, në faqet 15-17, një këngë të veçantë popullore shqiptare, kënduar asokohe rrugicave të Kostandinopojës nga një...

Mjeku nga Prizreni pengohet në vendin e punës

Një mjek nga Prizreni ka bërë të ditur se ditë më parë është penguar në vendin e tij të punës nga i dyshuari mashkull...

Spanja feston fundin e izolimit për COVID-19 pas gjashtë muajsh mbyllje

Festat e improvizuara në rrugë shpërthyen në të gjithë Spanjën, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme gjashtëmujore, e vendosur për të luftuar pandeminë, mbaroi. Skenat e vallëzimit...

Edhe Peja do të ankohet ndaj vendimeve të FBK-së

Klubi i basketbollit Peja nuk është i kënaqur me vendimet që i mori sot Federata e Basketbollit të Kosovës. Verdhezinjtë e fituan me rezultat zyrtar...

Trajneri i Ponte Prizrenit: Në emër të klubit shpreh keqardhje për dhunën

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, ka dënuar dhunën që ndodhi sot në përballje me Pejën. “Në emër të klubit Ponte Prizreni  shpreh keqardhje për...

Albin Kurti kritikohet pasi e refuzoi takimin me Vuçiqin

Refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për pjesëmarrje në takimin në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e sheh si vendim...

Mbytet një fëmijë 4-vjeçar në Dragash, ra në lumë derisa po luante me shokët

Një fëmijë katër vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin e fshatit Blaç të Dragashit. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i...

Dënohet Rizan Hoxhaj që mori para në emër të burrit të prokurores nga Prizreni,Ervehe Gashi

Gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin, Rizan Hoxhaj për kryerjen e veprës së ushtrimit të ndikimit në rastin e burrit të prokurores së...

Prizren: Paraburgim ndaj tre të pandehurve për substanca narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve, të cilët akuzohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar...

Nisin hetimet ndaj pjesëmarrësve që u përleshen në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit ka njoftuar se kanë nisur hetimet ndaj Ponte Prizrenit dhe Pejës pas përleshjes mes dy klubeve të martën....

Lajmet e Fundit