23.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

BE lejon kthimin e regjimit të vizave për Ballkanin?

BE-vizat-ballkaniShtetet e Bashkimit Europian mund ta pezullojnë, në rastet e domosdoshme, të drejtën për udhëtimin pa viza të qytetarëve nga vendet e Ballkanit. Ky ishte vendimi i ministrave të Brendshëm, në takimin e fundit në Bruksel.

Sipas “Deutsche Welle”, masa merret me qëllim zvogëlimin e numrit të refugjatëve ekonomikë.

Mundësinë për pezullimin e së drejtës për lëvizje pa viza e kanë kërkuar shumë vende, ndër to edhe Gjermania dhe Franca. Por, ky hap mund të ndërmerret vetëm në raste të caktuara dhe mund të zgjasë për një kohë të caktuar.

Gjithnjë e më shumë persona nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi kërkojnë azil, thuhet në shpjegim. Një pjesë e mirë e azilkërkuesve janë romë, që llogariten si refugjatë ekonomikë dhe jo të përndjekur politikë, çka është dhe parakusht për marrjen e azilit.

Autoritetet gjermane i refuzojnë pothuajse të gjitha kërkesat e tilla. Si një prej shkaqeve, përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nga vera e vitit 2012, për rritjen e të dhënave sociale për azilkërkuesit.

Shtetet anëtare të BE nuk janë dakord për ndihmat sociale, që duhen dhënë personave që vijnë nga Rumania dhe Bullgaria. Gjermania dhe Britania e Madhe kërkojnë më shumë masa të pëbashkëta në nivelin e BE-së. Ndryshe, secili prej këtyre vendeve do të ndëmarrë masa më vete, tha ministri gjerman i Brendshëm, Hans-Peter Friedrich.

Por, Komisioni Europian nuk sheh ndonjë nevojë për veprim, me shpjegimin se përgjegjësia u mbetet vendeve anëtare. Mosmarrëveshjet rreth ardhjes së të varfërve nga Rumania dhe Bullgaria po zgjasin prej muajsh të tërë tashmë.

Së fundi, edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka propozuar që të kufizohet e drejta e lëvizjeve të qytetarëve për shkaqe varfërie. Holanda dhe Austria kanë shprehur gjithashtu rezerva ndaj hapjes së kufijve, më 1 janar 2014, për punëtorët nga Rumania dhe Bullgaria.

Prej kësaj date, ata mund të kërkojnë punë kudo në BE, por ekziston frika se tregu perëndimor do të mbushet me fuqi të lirë punëtore nga vendet e lindjes.

Më Shumë

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, tha për RTK se nga janari i këtij viti deri në prill të këtij viti,...

Lajmet e Fundit