Sot pritet të arrijnë 4680 doza të vaksinës Pifzer të ndara nga BE-ja për Kosovën

Në Kosovë pritet që sot të arrijnë mbi 4680 doza të vaksinës anti-Covid, Pifzer. Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Ministrisë së Shëndetësisë

Në një përgjigje për arbresh.info nga kjo zyrë u tha se këto doza janë pjesë e asistencës prej 95 000 dozave që BE i ka ndarë për Kosovën.

“Ministria e Shëndetësisë pret qe gjate ditës se sotme te arrijnë 4680 doza te Pfizer ne Kosove. Këto janë pjese e asistencës prej 95 000 dozave te vaksinës kundër COVID-19 qe BE i ka ndare për Kosovën”, thuhet në përgjigje.

Tutje, aty thuhej se “Vaksinimi do te vazhdoje se pari me vaksinimin e personelit shëndetësor qe për arsye te ndryshme nuk ka mundur te vaksinohet ne fazën e pare, për te vazhduar pastaj me dozat e tjera qe pritet te arrijnë me vaksinimin e kategorisë me sëmundje kronike me te theksuara tek personat e moshuar dhe me radhe sipas kategorive siç i parasheh Plani i vaksinimit kundër COVID-19”.

Siç ka deklaruar më parë ministri i Shëndetësisë një kontingjent më i madh i dozave në Kosovë prite të arrijë më gjatë muajit maj. /arbresh.info/

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Lajmet e Fundit