7.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Ylli për të shkruar historinë, Peja për ta ngushtuar epërsinë, takohen sot në përballjen e tretë të finales

Sot do të zhvillohet përballja e tretë e finaleve të “Play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, raporton Sinjali Sport.

Skuadra nga Theranda ka fituar dy ndeshjet e para dhe i mungon edhe një fitore për t’u shpallur kampion, që do të ishte i pari në histori të klubit. Ndërkohë, pejanët hyjnë për fitore për të ngushtuar serinë në 1:2, ku do të rikthehet edhe AJ Walton, i cili ishte i suspenduar.

Ndeshjen e parë e fitoi Ylli në Pejë 75:83, kurse sfidën e dytë e fitoi në shtëpi 75:73, me një fund dramatik.

Për Yllin do të ishte titulli i parë në histori, derisa pejanët kërkojnë titullin e gjashtë. Skuadra nga Theranda këtë edicion fitoi Ligën Unike, duke mundur në finale pikërisht Pejën dhe po e kërkon trofeun e dytë në këtë edicion.

Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën 2:1, derisa në gjysmëfinale u përball me Ponte Prizrenin, ku kaluan në finale me serinë 3:2, pasi takimi i fundit ishte ndërprerë pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

Golden Eagle Ylli në çerekfinale eliminoi Bashkimin 2:1, edhe pse humbi sfidën e parë, ndërsa në gjysmëfinale pas pesë sfidave shumë interesante eliminoi Rahovecin 3:2.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në palestrën “Karagaqi” në Pejë me fillim nga ora 20:15. /Gazeta Sinjali Sporti/

Më Shumë

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Sfida jetike në Superligë

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha. Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e...

Lajmet e Fundit