Policia në Prizren vazhdon aktivitetet në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka vazhduar aktivitetin e saj në zbatim të vendimit të Qeverisë për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se njësiti patrullues nga të gjitha stacionet e DRP Prizren, janë duke kryer aktivitete të rregullta në parandalimin e shkeljeve dhe zbatimin e rregullave të kërkuara sipas udhëzimit.

Tutje në njoftim thuhet se zyrtarët policor janë vazhdimisht në kontakt më qytetarët duke ju ofruar shërbime, përmes kontaktit të drejtpërdrejt dhe në ngritje e pikave të kontrollit.

“Aktualisht zyrtarët policor janë duke monitoruar lëvizjet e qytetarëve në sheshe, qendra tregtare, tregje, Qendrat Kryesore te Mjekësisë Familjar ne rajonin e Prizrenit, ku sot ka fillua vaksinimi i qytetarëve ne rajonin e Prizreni dhe ne bazë te kontakteve me zyrtaret e këtyre qendrave deri me tani çdo gjë është ne rregull dhe është duke u zhvilluar sipas rekomandimeve te IKSHPK-se dhe vendimeve  te qeverise se republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit