19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Sulmohen dy persona për shkaqe pronësore në Rahovec, arrestohen dy të tjerë

Dy persona janë arrestuar pasi kishin sulmuar dy persona të tjerë, një femër dhe një mashkull për shkaqe pronësore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30 në rrugën “Sylejman Haxhia”, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar në QKMF-Rahovec për tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy meshkuj  kosovar , pasi që të njëjtit kishin sulmuar viktimat mashkull dhe femër  kosovare për shkaqe pronësore, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimat janë dërguar në  QKMF Rahovec për tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në raport

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit