7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Zyrapi: Serbia ka menduar se operacioni “Shigjeta” është forcë e NATO-s

Komandanti i komandës së përgjithshme në operacionin “Shigjeta”, Bislim Zyrapi, ka treguar se si nisi i gjithë ky operacion i cili rezultoi me shpërthimin e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se komandantët serbë kanë menduar se operacioni “Shigjeta” është forcë e NATO-s.“Hartimi i këtij operacioni ka ndodhur brenda në Kosovë gjatë kohës se janarit dhe shkurtit kur ndodhi masakra në Reçak. Bisedimet veç ishin duke vijuar me palën serbe, Beogradi vazhdonte me prurjen e forcave, çka na tregonte se ata nuk do të ndaleshin”.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë, serbet filluan me planin e ‘Tokës së Djegur’ dhe atëherë është dashur që të fillohet ky operacion i paraparë në tre drejtime: Koshare – Dukagjin, Pashtrik – Pashtrik dhe Koretniku të bashkohet me zonën e Noredimës”.

Zyrapi ka treguar se ka pasur një koordinim ndërmjet forcave të UÇK-së dhe atyre të NATO-s.“Po, NATO veç ishte në sulme ajrore që godiste forcat serbe, por edhe gjatë operacionit tonë është goditur prapë nga NATO që ishim në kontakt me ta – e jona ka qenë që t’i japin caqet se ku të goditet”.

“Sot e atë ditë, forcat serbe mendojnë se kjo forcë është e NATO-s, por ka qenë forcë e UÇK-së. Është një sukses dhe fitore e UÇK-së”

Më Shumë

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte në Malishevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë në Malishevë,...

Lajmet e Fundit