Përurohet ndriçimi publik në Kabash të Prizrenit

Fshati Kabash i Prizrenit është bërë me ndriçim publik.

Përurimi është bërë sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe deputeti Arbër Rexhaj, transmeton “PizrenPress”.

Postimi i Haskukës

Së bashku me kryeministrin Albin Kurti , deputetin Arber Rexhaj dhe drejtorët komunalë, sot bëmë përurimin e ndriçimit publik në fshatin Kabash, e cila ka qenë një kërkesë e kamotshme e banorëve të kësaj zone.

Në kuadër të këtij projekti të financuar nga Komuna e Prizrenit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe KEDS, janë shtrirë rreth 10 kilometra përçues dhe transformatorë të rrymës elektrike.

Kabashi i Prizrenit, përveçse është një trevë patriotike, po ashtu është një trevë e trashëgimisë kulturore e historike. Andaj ky projekt ka një rëndësi të madhe ngase do të ndikojë drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit malor të këtij rajoni dhe të komunës sonë.
Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në jetësimin e këtij projekti!

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit