9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Benzema e do Mbappen në Real sa më parë që është e mundur

Karim Benzema shpreson që Kylian Mbappe të bashkohet me Real Madridin “sa më parë”, nëse ai dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.

“Nëse ai dëshiron të vijë në Real, kjo do të ishte ideale”, tha sulmuesi i Francës duke folur për AFP, njofton Klan Kosova.

33 vjeçari tani është në ekipin kombëtar të Francës pas pesë vjetëve largim dhe kjo është shanca e tyre që të luajnë së bashku.

“Të gjithë lojtarët e mëdhenj dëshirojnë të vijnë një ditë në Real Madrid, kështu që shpresoj se ai mund ta bëjë këtë shpejt, nëse dëshiron të largohet nga PSG-ja të cilët janë gjithashtu një ekip i mirë”, tha Benzema.

“Për moshën e re që ka, ai di të bëjë gjithçka. Këta janë lojtarët që unë dua. Të shkathët, të shpejtë, efikas“.

Mbappe është me kontratë në Paris deri në vitin 2022 dhe ende nuk ka potencuar nëse do të vazhdojë kontratën apo të largohet.

Kohët e fundit, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khalaifi, tha se ata nuk janë të shqetësuar për qëndrimin e Mbappe në ekip

Më Shumë

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Lajmet e Fundit