7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Vitia e pranon se ka mungesë të barnave esenciale, fajëson Qeverinë e kaluar

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për mungesën e vazhdueshme të listës se barnave esenciale si dhe konkretisht mungesën e insulinës.

“Pasojat e mostrajtimit të mjaftueshëm me barna po kemi vdekje me post-covid. Mungesa e insulinave është kërkesë e qytetarëve. Pra nuk ka mjaftueshëm dhe a do t’i kompensoni ato, cilat janë planet afatshkurtër”, ka pyetur Kadriaj.

Ndërsa Vitia i ka dhënë të drejtë deputetes së AAK-së se ka mungesë barnash esenciale përfshirë insulinat, por që kjo sipas Vitisë është pasojë e mosdijes së Qeverive të kaluara.

“Mos përmbushja e furnizimit me barna ndër vite qëndron, kjo për shkak të mungesës së aftësisë së Qeverive të kaluara që të mos përmbushin as 40 për qind furnizimin me barna esenciale”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri Vitia ka premtuar se brenda muajit do të kontraktohen barna të mjaftueshme

“Nisma e prokurimit të aktivitetit të insulinave ka filluar vitin e kaluar shumë keq. Presim që brenda muajit të kontraktohet sasi e mjaftueshme”.

“Sot nuk mungojnë vetëm insulinat, por shumë barna nga lista esenciale dhe kjo është një nga gjërat më të këqija që ju kanë ndodhur qytetarëve të Kosovës”, është përgjigjur tutje ai.

Kurse Kadriaj iu ka kundërpërgjigjur duke thënë se qytetarëve nuk u intereson politika e prokurimit.

“Siguroni vaksinat e insulinat”.

Pas kësaj Vitia ka thënë se janë Qeveri dhe duhet t’i ndjekin ligjet, raporton EO.

“Nga dita e parë kemi filluar të merremi me këtë çështje në mënyrë serioze”, ka thënë ai.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet,...

Lajmet e Fundit