8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Prizreni përgatitet për vaksinim masiv

Autoritetet shtetërore kanë paralajmëruar se nga 15 qershori në Kosovë do të nisë vaksinimi masiv kundër COVID-19. Për këtë është përgatitur edhe Plani Shtetëror i Vaksinimit Masiv. Për t’u realizuar ky proces, komunat tashmë kanë bërë përgatitjet e nevojshme. Krahas përgatitjeve, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të ketë angazhim shtesë të 420 infermierëve.

Përgatitje të hapësirës, por edhe stafit për të nisur vaksinimi masiv ka bërë edhe Prizreni. Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Narqize Hoxhaj ka deklaruar se edhe kjo komunë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë fazë të vaksinimit.

Ajo ka njoftuar se krahas 8 ekipeve mjekësore po planifikojnë të rrisin kapacitetet mjekësore deri në 18 njësi me qëllim që të ofrohen shërbime sa më të mira.

“Ne jemi të përgatitur për këtë vaksinim. I kemi ekipet e vaksinimit të cilat janë profesionistët e trajnuar dhe për momentin kemi 8 ekipe që janë duke e kryer vaksinimin dhe një ekip dhe katër infermierë. Planifikohet që në të ardhmen të bëhen 18 ekipe të vaksinimit, kështu që besoj që do të kryejmë me sukses sikurse deri tani….Vaksinimi është duke u kryer në Qendrën Sportive ‘Sezai Surroi’ dhe aty do vazhdojmë të kryhet vaksinimi tutje për këtë vaksinim masiv….besojmë që është mjaft hapësirë e madhe dhe i plotëson të gjitha kushtet dhe për momentin që është me hapësira më të mëdha për komunën e Prizrenit”, ka deklaruar ajo./KosovaPress.com/

Më Shumë

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Lajmet e Fundit