Zafir Berisha në 22 vjetorin e çlirimit të Prizrenit: Falë gjakut të gjeneratave sot jemi të lirë

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka uruar të gjithë qytetarët në 22 vjetorin e çlirimit të Prizrenit.

“Çlirimi i Kosovës që ne sot e gëzojmë është mbi gjakun e shumë gjeneratave”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai i është drejtuar të rinjve me një mesazh.

“Ju sot jeni mjekë, juristë, ekonomistë, inxhinierë, mësues dhe mbi supe e keni shtetin i cili u bë me shumë mund, sakrifica e gjak”,

“Mos harroni se në Kosovë, forcat serbe vranë 1392 fëmijë gjatë luftës në Kosovë”.

“Ju sot jeni perspektiva e shtetit që vazhdon të luftohet nga Serbia dhe argatët e saj, me propaganda, linçime e shpifje në adresë të luftëtarëve të UÇK-së!”.

“Shteti i Kosovës duhet të bëhet dhe sot ju keni përgjegjësi ashtu siç patë bërë gjenerata juaj kur kapi armët për lirin e Kosovës gjatë vitit 1998/99!”/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit