Xhaka gjithnjë e më afër Romës, gjiganti italian rritë më shumë ofertën në drejtim të Arsenalit

Granit Xhaka është i destinuar të transferohet te Roma gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli shqiptar ka pranuar se dëshiron largimin nga Arsenali dhe gjiganti italian duket se do të jetë skuadra e tij e re.

Xhaka po kërkohet me ngulm nga Jose Mourinho dhe vet lojtari është i gatshëm të punoj me portugezin në kryeqytetin italian.

Roma ka dërguar dy oferta zyrtare në drejtim të Arsenalit, por që ato janë refuzuar.

Giallorosët fillimisht kishin ofruar 13 milionë euro, pastaj 15 milionë, por që të dyja ishin refuzuar.

Tani oferta e tretë e tyre në drejtim të londinezëve është 20 milionë euro, shumë që duket e mjaftueshme.

Dy klubet janë në negociata dhe transferimi i Xhakës te Roma pritet të ndodhë para muajit korrik.

Nga ana tjetër futbollistin e pret një kontratë katër vjeçare te Roma me një pagë vjetore prej rreth tre milionë eurove në sezon. /Telegrafi/

Më Shumë

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit