14.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Akaki Khorava, personazhi i Skënderbeut në filmin e vitit 1953

Data 23 qershor e vitit 1972 e ndau nga jeta Akaki Khorava. Nuk ka njeri që nuk e njeh si fytyrë, por pak e din se cili emër fshihet pas personazhit të Skënderbeut në filmin e vitit 1953.

Ai është gjeorgjiani Akaki Khorava, lindur më 29 prill 1895. Studimet i ka kryer në Kiev dhe Tbilisi. Në 1939 u bashkua me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Katër herë u zgjodh anëtar i Këshillit Suprem Sovjetit (1937-1958). Në vitin 1946 merr titullin “Artist kombëtar i BRSS”. Po ashtu është nderuar pesë herë me Çmimin “Stalinisti” dhe dy herë iu dha “Urdhri i Leninit”.

Pas një karriere të mirë si aktor e regjisor, ndërroi jetë një ditë si sot, më 23 qershor 1972 në Tbilis.

Në dokumentet e ish-Arkivit Qendror të Partisë, gjendet ky material ku për filmin “Skënderbeu” shkruhet se: “Ne lidhje me filmin Skenderbeg artistet tane kane dale mire ne provat dhe nga mezi i Tetorit do të niseshin per ne krime. Keto prova i ka pare edhe shoku Komandat kur ishte ne Moske, prandaj i lutemi asaj Drejtorie qe te informohet nese shoku Komandat ka nonje vrejtje ne lidhje me kete çeshtje per tja transmetuar Legates s’one ne Moske”. / F.14/APSTR, V. 1952, D. 626. / KultPlus.com

Më Shumë

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Rreth 5.700 nxënës i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në Prizren, Totaj viziton shkollën “Gani Saramati”

Në shkollat e Komunës së Prizrenit kanë nisur kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit, proces i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë. Me këtë rast, kryetari i...

Lajmet e Fundit