9.7 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Prekëse: Zjarrfikësi e bart trupin e të bijës 7-vjeçare që u nxor nga rrënojat në ShBA

Një zjarrfikës e ka bartur trupin e vajzës së tij 7-vjeçe nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Florida javën e kaluar.

Ai kishte kërkuar me shumë interesim për nëntë ditë dhe ishte aty kur trupi i së bijës iu nxor nga rrënojat, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Stella Cattarossi ishte një nga dy viktimat e reja që u nxorën të premten nga rrënojat, duke e çuar në 22 numrin zyrtar të viktimave të konfirmuara deri më tani, ndërsa 126 persona janë ende të zhdukur.

Banorët e një blloku tjetër banesor janë këshilluar që të largohen për arsye sigurie. Zyrtarët janë duke hetuar shumë blloqe të tjera për ndonjë dëm strukturor pas shembjes së pjesshme të bllokut “Chaplain Toëers South”.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po e vazhdojnë punën për të gjetur trupa tjerë ose të mbijetuar të mundshëm, pavarësisht rrezikut për copat që po vazhdojnë të bien dhe një uragani që pritet ta godasë zonën në ditët e ardhsme.

Stella është fëmija i tretë që nxirret nga rrënojat. Ajo ishte me nënën, gjyshërit dhe një teze që kishte ardhur për vizitë nga Argjentina.

Më Shumë

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Fitorja e shpresës mbi urrejtjen

Mytaher Haskuka Demokrati socialist, mysliman, imigrant, fitoi qytetin e Nju Jorkut. Zohran Mamdani fitoi me shumicë, si kandidati i parë që fiton më shumë se...

Lajmet e Fundit