12.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Hajdari: Do të rishikojmë të gjitha zonat ekonomike, paraardhësit keqpërdorën paranë publike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar sot në Komisionin për Mbikqyrje Financiare për raportin e auditimit për pasqyrat financiare të MTI-së për vitin 2020.

Hajdari ka ngritur disa çështje për siç tha ajo keqpërdorime me paranë publike, parregullsi dhe mangësi nga ish- MTI tani MINT.

Por, shqetësuese, sipas ministres Hajdari mbetet projekti për ndërtimin e parkut industrial në Lumadh.

Megjithatë, deputetë nga opozita PDK dhe LDK nuk morën pjesë në këtë mbledhje, as kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami që vije nga LDK-ja.

Deputetja nga AAK Albana Bytyqy bojkotoi mbledhjen, derisa tha se meqë nuk janë pjesëmarrës asnjë deputetë nga opozita, nuk do të marrin pjesë as deputetët e kësaj partie.

Në komisionin e kryesuar nga zëvëndëskryetarja, Arta Bajralija nga VV, Ministrja e Hajdari tha se nuk është vetëm parku industrial në Lumadh që ka pasur parregullsi dhe mangësi, por sipas saj, ka shumë parregullsi për shumë parqe, për punësim me kontrata mbi vepër dhe çështje të tjera nga ish-MTI tani MINT.

Hajdari tha se do të iniciojnë rishikimin e të gjitha zonave ekonomike.

Sipas saj, fatin e këtij rishikimi do ta ketë edhe Zona ekonomike në Drenas.

Hajdari tha se do të marrin të gjitha masat për evitimin e të gjitha mangësive sa i përket të gjeturave nga auditori.

“Gjetjet për parkun industrial në Lumadh vërtet janë brengosëse, për tejkalimin e shpenzimeve. Ky projekt milionësh është vërtet për të na shqetësuar sa i përket keqpërdorimeve të parasë publike, duke devijuar projektin dhe rrit koston e ndërtimit në këtë mënyrë”, theksoi Hajdari.

Më Shumë

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit