Rusia shënon rekord viktimash e mbi 25.000 raste me Covid-19

Rusia të shtunën shënoi rekord të të vdekurve nga Covid-19 për 24 orë që nga fillimi i pandemisë – 752.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në shtetin që i pari miratoi një vaksinë kundër Covid-19 shkoi në 142.253. Kjo është ndër shifrat më të larta në botë.

Task-forca për koronavirusin gjithashtu raportoi 25.082 raste të reja në 24 orët e fundit, përfshirë rreth 5.700 vetëm në kryeqytetin Moskë. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i infektimeve shkoi në mbi 5 milionë e 785 mijë, që gjithashtu është në mesin e numrave më të lartë në botë.

Sidoqoftë, Agjencia Federale e Statistikave në Rusi ka shifra të tjera rreth viktimave të pandemisë, duke sugjeruar se ky numër është shumë më i lartë.

Sipas kësaj agjencie, nga prilli i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti janë regjistruar rreth 290.000 vdekje të lidhura me Covid-19 në Rusi, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, në gusht të vitit të kaluar, Rusia u bë shteti i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër sëmundjes së re. Veprim i saj u kritikua dhe u pa me skepticizëm nga ekspertët, sepse miratimi u bë ende pa u kryer mirë faza e tretë e testimit.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit