24.2 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

Messi humbet 100.000 euro në ditë, kjo është arsyeja

Pas që nuk ka kontratë prej javës së kaluar, Lionel Messi shpreson që të arrijë një kontratë të re me Barcelonën derisa ditët e ardhshme pritet që të jenë kruciale për këtë gjë.

Pasi që El Mungo kishte zbuluar shifrat që përshkruanin se sa para fiton Messi në Barcelonë, gazeta franceze L’Equipe ka bërë llogaritë se sa ka humbur argjentinasi pasi ka mbetur pa kontratë dhe shumë është e madhe – 100.000 euro në ditë.

Sipas El Mundo, Messi fitonte 138.9 milionë euro për një sezon në Barcelonë, e cila shumë nuk jepet më për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Për momentin, presidenti i Barcelonës Joan Laporta është duke bërë gjithçka që të zbulojë numrat që do të sillnin një marrëveshje dhe kontratë të re për Messi.

 

Do të dëshiroja të them që e tëra është e përfunduar, por nuk është kështu. Diskutimet kanë shkuar mirë, por ende nuk ka përfunduar. Ideja është që ta përfundojmë sa më shpejt që mundemi”, ka thënë Laporta për mediat kohëve të fundit.

Ne besojmë, për shkak se ai dëshiron të qëndrojë”./Gazeta Sinjali Sporti/

Më Shumë

Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy ka...

Arrest shtëpiak për zyrtaren Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtares së...

Lajmet e Fundit