Shtohet interesimi për Parkun e Inovacionit në Prizren

Organizata Autostrada Bienale është e para që është vendosur plotësisht në këtë zonë.

Ish-kampi ushtarak gjerman, me hapësirë 40 hektarë dhe 52 ndërtesa të gatshme, është përcaktuar si zonë e veçantë për aktivitete ekonomike inovative. Parku po shihet si mundësi për zhvillim dhe bashkëpunim të bizneseve.

Në total deri tash 12 kompani vendore dhe të huaja kanë nënshkruar kontrata për t’u bërë pjesë e ITP-së, ndërsa 10 të tjera janë në proces. Teksa aktualisht brenda parkut janë të punësuar mbi 100 persona.

E gjithë zona menaxhohet nga Shoqata “ITP Prizren”, kurse projekti është bashkëpunim mes qeverisë së Kosovës me GIZ-in gjerman.

 Muhamed Rexhepi nga ITP Prizren thotë se ka interesim të shtuar nga kompani gjermane, si dhe pritet që në të ardhmen të ketë më shumë biznese të vendosura në park.

Ndërsa zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, tha për Klan Kosovën se situata pandemike i ka kufizuar planet për investime këtu, por situata e tanishme tregon se interesimi për të marrë hapësira me qera në park është më i madh.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit