Shkrepi me armë në një aheng familjar, 59-vjeçarit nga Krusha e Vogël i konfiskohet një armë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë, një karikator, një fishek dhe një gëzhojë një 59-vjeçari në Krushë të Vogël.

Sipas njoftimit të policisë gjatë ditës së sotme në fshatin Krushë të Vogël janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, dhe këto të shtëna kanë ardhur për shkak të një ahengu familjar.

I dyshuari S.M kishte shkrepur disa herë në ajër.

“Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: ‘Festo me zemër e jo me armë’”, thuhet në komunikatën e Policisë

Më Shumë

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit