8.1 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Vdes në moshën 16-vjeçare talenti i Ajaxit

Një lajm shumë i keq është njoftuar nga klubi i Ajax.

Talenti i akademisë së holandezëve, Noah Gesser ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme, në qytetin Ijsselstein, në Holandë.

Vetëm 16 vjeç, Gesser udhëtonte me dy të afërm të tij dhe është përplasur kokë më kokë me një kampion. Si pasojë ka humbur jetën ish-sulmuesi dhe pasagjeri tjetër që ndodhej në veturë.

Shofer i automjetit është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, siç raportohet nga policia.

Ajax humbet një nga talentet më të mëdhenj të akademisë.

Gesser u bashkua me kampionët në vitin 2018 dhe Ajax priste që ai të ishte një nga talentet më të mëdhenj në Europë në pak vite.

Fatkeqësisht talentit me origjinë nga Surinami i është prerë gjithçka në mes. /Gazeta Express/

Më Shumë

Ky është çmimi i naftës për sot

Nafta sot do të shitet me çmimin 1.84 centë sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Në vendimin e publikuar,...

Junior 06 dhe Vëllaznimi përballen në aktin e parë të finales U16

Palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë sot arenë e ndeshjes së parë finale të Play Off-it në kategorinë U16 për vajzat, në...

Lajmet e Fundit