Shqiptarja ekzekutohet në makinë në sy të fëmijëve

Një krim i rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA, ku është vrarë një 27-vjeçare shqiptare, shkruan Top Channel. Trupi i saj i pajetë u gjet në makinë, brenda së cilës ishin edhe dy fëmijët, të tmerruar nga çfarë kishin parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kopshtit Memorial “Woodlawn” pasditen e ditës së djeshme. Viktima është identifikuar si Joana Peca, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja përse u qëllua për vdekje.

Pasi morën telefonatën mbi rastin, oficerët e policisë u nisën drejt vendngjarjes ku gjetën trupin e pajetë të viktimës, që kishte marrë plagë të dukshme në trup.

“Dy fëmijët do të flenë sonte pa nënën e tyre”, tha shefja e policisë së St.Petersburg, Sandra Bentil.

Ende nuk dihet autori i krimit dhe motivet që e kanë shtyrë të kryejë vrasjen, ndërkohë që një hetim ka nisur për rastin.

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit