Muharremaj kërkon nga Kurti shtimin e numrit të zjarrfikësve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se aktualisht në territorin e kësaj komune ka tetë vatra të krizës nga zjarret që kanë shpërthyer ditëve të fundit.

“Sot e prita Kryeministrin Albin Kurti në orën 08:00. Biseduam për gjendjen aktuale, problemet që kemi. Një ashtu kemi një ekip të FSK-së që është në gjendje gatishmërie, dy njësi të zjarrfikësve në terren . Kemi problem me zjarrin, kemi dëme në fusha dhe pemëtari.  Po mundohemi që ta mbajmë gjendjen nën kontroll”, ka thënë Muharremaj për Klan Kosova

“Biseduam për ekipet e zjarrfikësve që nuk janë në menaxhim të komunave, për numrin shumë të vogël të zjarrfikësve. Kërkuam shtim të numrit të zjarrfikësve, që të na mundësohet t’i marrim disa zjarrfikës në kontratë mbi vepër”.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit