-1.8 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Deklarohen të pafajshëm ish-përfaqësuesit ligjorë të Komunës së Prizrenit, të akuzuar për korrupsion

Arben dhe Shqipëron Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Të pandehurit Krasniqi po akuzohen se kanë bërë këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe aktvendimin e Gjykatës së Prizrenit.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, të akuzuarit Krasniqi kanë mohuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Biraj shtoi se Prokuroria do të bëj përpjekje që në dispozitiv të inkorporoj edhe kohën e kryerjes së veprës penale.

Ndërsa mbrojtësit e të pandehurve, avokati Bestar Kolgeci dhe avokati Driton Shehu kërkuan nga Prokuroria që t’i pajisë me shkresat e lëndës në mënyrë që të përgatiten dhe ta analizojnë rastin.

Seanca e radhës u caktua më 7 shtator 2021, në ora 09:00.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 qershor 2021 nga Prokuroria Themelore në Prizren, Arben Krasniqi, si udhëheqës i Sektorit Ligjor të Komunës së Prizrenit dhe Shqipëron Krasniqi, si përfaqësues ligjor i Komunës së Prizrenit, që të dy si persona zyrtar, në bashkëkryerje, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, tejkalojnë kompetencat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, në atë mënyrë që Shqipëron Krasniqi, në procedurën jashtë kontestimore të zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nuk e kundërshton propozimin e propozuesit, V.J., për rregullimin e megjeve, kundër kundërpropozuesit – Komuna e Prizrenit, lëndë kjo e evidentuar me nr. C.nr 521/18, në të cilën procedurë ai kishte përfaqësuar Komunën  e Prizrenit e në të cilën procedurë një pjesë e ngastrës kadastrale 3036-4 ZK Prizren- pronë e Komunës se Prizrenit, këmbehet me një pjese të ngastrës kadastrale 3038-0- ZK, pronë e propozuesit V.J., e gjithë kjo në kundërshtim me Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, me Nr.04/L-144 dhe atë me nenin 11.

Të akuzuarit pas pranimit të vendimit nga Gjykata Themelore në Prizren në lëndën C.nr 521/18 të datës 30.01.2019 bëjnë shënim zyrtar sipas të cilit nuk ushtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi dhe lëndën e vendosin  në A/A (adacta/e kryer) dhe pas kësaj propozuesi V.J pajisjet me leje ndërtimore ku atij i mundësohet ndërtimi i objektit banesor “Aneksi i ri Euro Center”.

Për këtë ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” për të cilën vepër penale është i paraparë dënimi prej 6 muaj deri në 5 vjet./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 9 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu prezanton nesër planin e punës për vitin 2025

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, do të prezantojë planin e punës për Prokurorinë Themelore të Prizrenit për vitin 2025. Prezantimi do të...

Lajmet e Fundit