Refuzon t’i bëhet testi për alkool, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prizren

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren pas refuzimit për të kryer testin për alkool, raporton PrizrenPress

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte qenë në gjendje të dehur dhe kishte drejtuar veturën.

Ky i fundit ka refuzuar t’a kryejë testin për alkool, dhe pas përpjekje për t’u arrestuar, ai ka refuzuar të prangoset dhe ishte mbrojtur me forcë për t’iu shmangur arrestimit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit