Edhe sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë

Sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë.

Deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Indeksi i rrezeve ultraviolet (UV) mbetet i lartë, andaj qytetarët këshillohen që nga ora 10:00-17:00 të shmangin kontaktin direkt me rrezet e diellit ose të mbajnë masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton IHMK.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit