Haskuka: Remzi Ademaj ishte komandant i UÇK-së dhe aktivist i zgjuar politik

Sot, në 23 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë homazhe pranë varrit të tij në Landovicë, vendit ku ka rënë heroikisht në fshatin Nashec si dhe pranë monumentit të Lirisë në qendrën e qytetit të Prizrenit.

“Remzi Ademaj, ishte komandant i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës së lavdishme për çlirimin e vendit. Ai ishte aktivist i zgjuar politik, i cili la prapa një trashëgimi të madhe, duke krijuar shumë organizata, siç është organizata paralele për ofrimin e shërbimeve gjatë periudhës më të vështirë të okupimit serb. Inicoi krijimin e shoqatës për luftimin e analfabetizmit dhe shoqatës “Nënë Tereza” në Zhur dhe po ashtu ishte inicues i themelimit të Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Haskuka.

“Prandaj veprat, personaliteti i tij, aktivizimi politik dhe veprimtaria në shoqërinë civile do të përkujtohen përherë!”

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Lajmet e Fundit