Zyrtare: Tammy Abraham transferohet te Roma

Roma ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Tammy Abraham nga Chelsea.

Giallorossët kanë zëvendësuar Edin Dzeko, i cili u transferua në Inter, me 23-vjeçarin anglez, i cili nënshkroi një marrëveshje deri në qershor 2026.

Roma do të paguajë 40 milionë euro duke përfshirë bonuset dhe një përqindje nëse shitet në të ardhmen.

Abrahami është larguar nga Chelsea pas 82 ndeshjeve zyrtare, duke kontribuar me 30 gola dhe 12 asistime.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit