16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Vuçiq: E pakëndshme të flasësh me Kurtin, por edhe me e lehtë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se është e pakëndshme që të flas me kryeministrin Albin Kurtin, por se ishte më e lehtë që me të të fliste në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Klankosova.tv.

“Ai nuk dëshiron të flasë për të ardhmen, nuk është i interesuar për të. Ai nuk flet. Është e pakëndshme të flasësh me të, por edhe më e lehtë”, tha Vuçiq si i ftuar në Happy TV, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq vlerëson se bisedimet me përfaqësuesit e tjerë të Kosovës ishin më ndryshe, ata folën për obligimet që nuk ishin të lehta për t’u përmbushur.

“Sot është më e lehtë për mua, por më e pakëndshme”, shtoi kreu i shtetit serb, transmeton Klankosova.tv

I pyetur se çfarë diskutuan në mënyrë specifike në Bruksel, aitha se bëhej fjalë për tre gjenocidet dhe shtoi se nuk mund ta besonte atë që po dëgjonte nga Kurti

Më Shumë

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Lajmet e Fundit