U përuruan shtatorja e heroit Selajdin Berisha dhe Sheshi i UÇK-së

 

Pas 23 vitesh, heroi i kombit Selajdin Berisha, do ta ketë shtatoren e merituar, kurse Prizreni, Sheshin e UÇK-së.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të përvjetorit të Epopesë së Vërrinit, që është një nga ngjarjet më të dhimbshme, por edhe më të lavdishme të luftës çlirimtare në zonën e Prizrenit, u inaugurua shtatorja e heroit të kombit, Selajdin Berisha.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se Komandant Berisha kishte një personalitet me virtyte të larta njerëzore e patriotike dhe ishte një sportist i dalluar, i cili është shembull se si duhet të punohet, veprohet dhe të flijohet për atdheun.

“Në kuadër të këtij projekti të realizuar nga Drejtoria e Administratës, kemi rregulluar edhe hapësirën ku është vendosur shtatorja, duke e quajtur si Sheshi i UÇK-së, ku do të përkujtohet sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila na ka mundësuar që sot ta gëzojmë lirinë dhe shtetin tonë të pavarur!”, tha Haskuka.

Më Shumë

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Lajmet e Fundit