Vërmicë: Policia arreston tre persona për përfshirje në kontrabandim me emigrant

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vërmicë.

Ata dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale ” Kontrabandim me emigrant”.

Ky aksion është realizuar në kuadër të planit operativ “migrimi i parregullt”.

“Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 02.09.2021 rreth orës 08:10, në realizimit të  Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të dy automjeteve furgonave (kombi) në autostradë .Patrullat e policisë  kanë vëzhguar lëvizjet e automjeteve dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur shtatë  (7)  persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjete. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar dy të dyshuar dhe shtatë emigrantë”.

“Në koordinim me prokurorin e  Prokurorisë Themelore  për Krime të Renda në Prizren është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar fillimisht dy të dyshuar: E.K ( v.l. 1998) dhe G.H (v.l. 2000), shtetas të Republikës së Kosovës dhe më pas është kuptuar se edhe një person i tretë është i përfshirë në rastin ‘‘kontrabanda me emigrantë’. Hetuesit policorë kanë arrestuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin R.Z., (v.l. 1990), mashkull, shtetas i Kosovës”.

“Me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me emigrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së”.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit