Haskuka thotë se objektet që shfrytëzuan partitë politike po kthehen te qytetarët

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tregon se objektet e Komunës të cilat ishin përdorë nga partitë politik po iu kthehen qytetarëve.

“Objektet e Komunës së Prizrenit, që janë përdorur duke u paguar vetëm nga 1 euro, e madje edhe pa kontrata nga ana e partive politike, tashmë i kemi liruar dhe po ia kthejmë komunitetit”, shkruan Haskuka.

“Këto hapësira në qendër të qytetit, tani po i shndërrojmë në hapësira komunale për promovimin e produkteve vendore e artizanale, promovimin e turizmit dhe realizimin e aktiviteteve kulturore”.

“Po ashtu këto objekte do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë më së shumti, personave me nevoja të veçanta, pensionistëve, por edhe të libërdashësve”.

/PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Lajmet e Fundit