16 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Dy dasma në Prizren, policia i gjobitë dhe i shpërndan të pranishmit

Të dielën, policia në Prizren gjatë inspektimit te salloneve te dasmave për respektimin e masave anti-COVID, ka hasur në një organizim familjar.

Siç njoftohet, policia ka reaguar menjëherë në bazë të vendimit të Qeverisë duke marrë masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë.

Po ashtu pronarit të sallonit te dasmës i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AVUK-ut, të njëjtit i është mbyllur biznesi (veprimtaria) deri në një vendim tjetër, ndërsa dasmorët të pranishëm janë shpërndarë.

Gjithashtu policia në Prizren në aktivitetin e saj, rreth orës14:50 është informuar nga pika kufitare e Bernjakut se pesë (5) persona nga fshati Dedaj, KK Prizren kanë shkelur masën e vet izolimit duke tentuar që ta kalojnë kufirin.

Ne lidhje me këtë rast është dërguar patrulla policore nga Prizreni, e cila bashkë me personat është kthyer ne Prizren, ku në stacion të Policisë në Prizren do të zhvillohet procedura ndaj tyre për shkelje të masava sipas ligjit anti Covid-19.

Policia ne Prizren, ka intervenuar edhe në një rast tjetër rreth orës 17:30, perkatesisht në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, është raportuar një aheng familjar në shtëpi.

Në këtë rast është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë, ndërsa të pranishmit janë shpërnda nga aty.

“Policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respekim të masave dhe ligjit për masat e veçanta dhe të përgjithshme të vendimit të Qeverisë dhe ligjit anti-COVID, andaj në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marrë masat adekuate përkatese”, thuhet në njoftim./Telegrafi.

Më Shumë

Sot fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha për regjistrimin e Votuesve me Nevoja të Veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë...

Mbyllet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë

Në natën e pestë dhe njëkohësisht përmbyllëse të Festivalit të Teatrove në Suharekë, u shfaq drama “Një dorëzim”, me regji të Afeida Boriçit, e...

Lajmet e Fundit