Totaj: “Bajram Curri” shpërfaq fytyrën e qeverisjes së Haskukës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar bizneset në lagjen “Bajram Curri”.

“Në këtë lagje u njoha nga afër me peripecitë që ndërmarrësit e Prizrenit kanë gjatë punës së tyre të përditshme”, shkruan Totaj.

Sipas tij, qeveria lokale e udhëhequr nga kryetari Mytaher Haskuka nuk ka përfunduar projektet në këtë lagje.

“Aty përsëri u përballa me mos punën e udhëheqjes së tanishme komunale”.

“Projektet e papërfunduara në “Bajram Curri” më së miri shpërfaqin fytyrën e vërtetë të qeverisjes së po ikën”.

“Me mua si kryetar, e me PDK-në në udhëheqje, do të rikthehet qeverisja funksionale e efikase”.

“Më 17 tetor do të përfundojë epoka e projekteve të papërfunduara ngase bashkë do ta ndërtojmë Prizrenin”.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit