18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Stilistja shqiptare fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton

Stilistja shqiptare e veshjeve të grave Nensi Dojaka ka fituar edicionin e 2021 të Çmimit LVMH për stilistët e rinj, mes 1,900 kandidatëve nga 110 vende të botës.

Çmimi përfshin një shumë prej 300,000 eurosh.

Që nga themelimi i tij në 2014, Çmimi LVMH ka premtuar se do të sigurojë talente të rinj nga e gjithë bota me financime dhe lidhje të brendshme.

Me origjinë nga Shqipëria, por me banim në Londër, Dojaka është diplomuar së fundmi në Central Saint Martins.

Ajo bëri emër në skenën e modës në Londër, vitin e kaluar përmes Fashion East, një organizatë e përkushtuar për të ushqyer talente të reja të modës duke i dhënë stilistëve mundësi për të organizuar një shfaqje në pistë në Javën e Modës në Londër.

Që atëherë, Dojaka është bërë e njohur për veshjet e saj me rripa të frymëzuara në vitet ’90 dhe pjesë të endura të ndërtuara me kujdes.

Dojaka u zgjodh nga një juri e udhëheqësve të industrisë së modës, përfshirë Marc Jacobs, Maria Grazia Chiuri të Dior, Kim Jones të Fendi, Virgil Abloh të Louis Vuitton, Stella McCartney dhe Jonathan Anderson të Loewe.

 

Më Shumë

Shkurorëzimet në Kosovë 2024: Prizreni kryeson me numrin më të madh të rasteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për shkurorëzimet në vend gjatë vitit 2024. Sipas raportit të ASK-së, gjatë këtij viti...

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit