12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Çfarë do të ndodhi me të ardhmen e Eriksenit te Interi?

Christian Eriksen raportohet se duhet të kryejë disa teste mjekësore me kardiolog danez muajin e ardhshëm, me shpresën se mund të fillojë stërvitjet muajin e ardhshëm.

Eriksen për momentin është në Milan dhe po relaksohet me familjen e tij duke pritur nëse mund të fillojë të luajë përsëri pas incidentit shokues që ndodhi në Euro.

Danezi kolapsoi në fund të pjesës së parë në ndeshjen e parë kundër Finlandës në Parken Stadium dhe i ishte bërë CPR-ja në fushë para se ai të dërgohet në spital.

Doktorët danez konfirmuar se Eriksen vuajti nga një arrest kardiak dhe i implatuan atij një defibrilator në zemër, që do të thotë se karriera e tij në Serie A do të përfundojë nëse ICD mbetet përgjithmonë.

La Gazzetta dello Sport raporton se ai do të kthehet në Odense në pak ditë apo brenda muajit, ku ai do ta bëj një kontrolle të kardiologët danez të cilët e kanë dosjen e tij që nga qershori.

Mjekët danez janë në kontakte të vazhdueshme me stafin mjekësor të Zikaltërve dhe do të kenë një takim me ta muajin e ardhshëm që raportohet se është deciziv për të mësuar kur Eriksen do të kthehet në stërvitjet.

Gazeta thotë se ai do të fillojë stërvitjet individuale, me biçikletë, vrapime dhe të luajë futboll në një fushë sportive afër shtëpisë e tij.

Ky është një proces natyral i “ri-atletizimit” në Danimarkë, sopas raportit, por nëse fifibrilatori nuk largohet, Erikseni nuk do të jetë në gjendje që të luajë më në Itali.

Më Shumë

Ambasadori britanik uron Ditën e Goranëve: Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar komunitetit goran në ditën ndërkombëtare të tyre. Në një postim në Facebook, ai ka...

Pa ujë çdo ditë nga ora 16:00 deri 23:00 në Malishevë – deri në vendosjen e pompave të reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se për shkak të mosfurnizimit të rregullt me ujë në disa zona...

Lajmet e Fundit