14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Iu vidhet qeni dy pjesëtarëve të personelit të KFOR-it në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy pjesëtarëve të personelit të KFOR-it u është vjedhur një qen në Prizren.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.

“Më 10.09.2021, rreth orës 14:35 dy pjesëtarë të personelit të KFOR-it turk kanë ardhur në Stacioni Policor Prizren dhe kanë raportuar se u është vjedhur një qen ngjyrë kafe pronë private e personelit të KFOR (jo qen zyrtar i KFOR), duke sjellë edhe një video nga kamerat e sigurisë ku shihej një person duke e futur qenin në automjetin e tij .Pas një pune hetimore nga ana e njësive policore të Stacionit Policor Prizren është arritur të që të lokalizohet i dyshuari B.Z., i ditëlindjes 1975, dhe tek i njëjti është gjet dhe sekuestrua qeni”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se është kontaktuar personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni.

“Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarrura lidhur me ketë dhe rasti shkon në proceduar të rregullt”, vijon njoftimi. 

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prizren, pranoi se ishte i përfshirë në së paku 5 raste

Pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të...

Lajmet e Fundit