Memli Krasniqi kërkon vota për Totajn

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në një tubim me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totajn.

Totaj, ka njoftuar se bashkë me Krasniqin janë takuar me simpatizantë të partisë, në konakun e ish-komandantit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi.

Aty kanë kërkuar besimin për zgjedhjet e tetorit.

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës

“Konaku i komandantit të shquar të Prizrenit, Xhemshit Krasniqi, ishte vendtakimi me strukturat tona të Lagjes së Trimave. Si gjithmonë, bisedat tek komandanti vizionar i UÇK-së ishin plotë energji dhe entuziazëm. Në bastionin tonë elektoral të pathyeshëm, mora sinjalin e fuqishëm që si PDK jemi në rrugë të duhur për të fituar zgjedhjet e për të qeverisur drejt e mirë në katër vitet e ardhshme”, shkruan Totaj.

 

 

 

 

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Lajmet e Fundit