0.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin që ka pasur me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Osmani thotë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë.

Megjithatë ajo thotë se mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është konsensusi mes partive të pozitës dhe opozitës.

“Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Osmani thotë se nuk pajtohet me mendimin e subjekteve opozitare por do ta respekton këtë mendim.

“Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë…Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, deklaroi Osmani.

Presidentja thotë se zgjedhjet më së shumti do të shtyheshin dy muaj, kjo për t’iu dhënë afat stafit shëndetësor ta marrin situatën nën kontroll./Telegrafi/

Më Shumë

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar

Bashkimi do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismaili, në ndeshjen e sotme ndaj Boras. Sipas njoftimit të klubit prizrenas, kjo pasi...

Prizreni merr pikë jetike në Gjakovë

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që...

Lajmet e Fundit