9.9 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

Përurohet Memoriali i Heroit Besim Ndrecaj

Të mërkurën me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit, është bërë edhe përurimi i memorialit kushtuar heroit të kombit, Besim Nrecaj në fshatin Malësi e Re.

Pjesë e ceremonisë së përurimit të memorialit kushtuar heroit, Besim Nrecaj, ishin familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme nga Prizreni e Suhareka.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se heroi, Besim Nrecaj, është një ndër figurat e shquara që dëshmon se përpjekjet e shqiptarëve për liri e pavarësi dhe në shërbim të kombit nuk kanë rreshtur asnjëherë. Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se akti heroik i Besim Nrecajt i cili vrau komandantin famëkeq serb Shoshkiq, ishte frymëzim për brezat e shumtë që kapen armët duke luftuar kundër agresorit të egër deri në çlirimin e Kosovës.

Ndërkaq, drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, tha se ndërtimi i një memoriali të këtillë ka qenë më së i domosdoshëm, kushtuar përkujtimit të veprës së heroit, Besim Nrecaj në shërbim të atdheut. Ai tha se komuna e Prizrenit do të angazhohet maksimalisht në shenjtërimin e vlerave të UÇK-së dhe luftës për lirinë e vendit.

Në emër të familjes Nrecaj, ka folur djali i heroit, Hekurani, i cili falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti dhe tha se duke nderuar dëshmorët, nderojmë gjithë kombin tonë.

Ndryshe, kostoja e tërësishme e këtij projekti të financuar nga Drejtoria e Administratës në Prizren kap shumën e 89 mijë eurove.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 eurove për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa...

Aksident mes tri automjeteve në Mamushë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mamushë, ku janë përfshirë tri automjete. Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar...

Lajmet e Fundit