Ish-kampioni i botës sfidon Furyn: Jam i vetmi që mund ta mposht

Boksieri britanik David Haye, i rikthyer në ring pak ditë më parë pas tre vjetësh pushim, e që fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve sfidën ndaj Joe Fournier, ka bërë një deklaratë të bujshme: Synon të duelojë me kampionin e botës në peshën e rëndë, Tyson Fury.

Këta dy boksierë duhej të ishin përballur dikur, por sfida u anulua. Haye, tashmë 40 vjeç, synon ta realizojë këtë gjë.

“Është vetëm një boksier me të cilin kam dëshirë të përballem tani që u riktheva në ring: Tyson Fury. Unë jam i vetmi që mund ta mposht, pasi i di sekretet e tij, di se si ta zbërthej në ring. Edhe Tyson e di këtë gjë. Nëse ai po kërkon një rival, atëherë unë ja ku jam, i gatshëm të përballem me të. Fury kërkon një sfidë të vërtetë, fansat e dëshirojnë këtë sfidë, ndaj le ta organizojmë. Fury do të ketë përballë dikë që do ta mposhtë me KO”, ka thënë Haye.

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit