9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Votohet qeveria “Rama 3”

Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi qeverinë “Rama 3”. Pas një seance maratonë që zgjati deri në orën 6:40 të mëngjesit, u votëbesua qeveria Rama për herë të tretë në drejtimin e vendit.

Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mimoza Hoxha garon në listën e LDK-së për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit

Dëshiron të maksimizosh fuqinë tënde mashkullore? Provo këtë
Pas miratimit në Kuvend pritet edhe betimi në Presidencë i kabinetit të ri qeveritar.

Seanca u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i PD Lulzim Basha dhe deputetët e PD kanë refuzuar të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke krijuar dhe tensione, derisa kreu i qeverisë erdhi pas rreth 2 orësh.

Kryetari i Partisë Demokratike nuk pranoi të mbajë fjalën në Kuvend, pasi i pranishëm nuk ishte kryeministri Rama. Për rreth dy orë me radhë, punimet në seancën e së enjtes u ndërprerë, ndërsa kryeministri arriti në sallë në orën 18:00.

Rama u shpreh se ka ardhur në sallë vetëm pas kërkesës së opozitës, por sipas tij, nuk ka asnjë detyrim të jetë i pranishëm. Ai tha se ishte larguar nga Kuvendi për shkak të ngarkesës së punës, ndërsa theksoi se do të largohet për shumë ditë drejt Amerikës./A2cnn

Më Shumë

Totaj priti drejtoreshën e NDI-së, Nancy Soderberg, diskutohet forcimi i partneritetit institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën diskutoi për vazhdimin...

Kastrati debat me gjimnazistët, Malisheva e para për mendim kritik

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në një debat me nxënës gjimnazistë nga Malisheva dhe komuna të tjera, në kuadër...

Lajmet e Fundit