8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Takohen Muharremaj i AAK-së dhe Haskuka i LV-së, kjo është arsyeja

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili është duke synuar edhe për një mandat nga radhët e AAK-së, është takuar sot për kafe me kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Muharrem Haskukën.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Muharremaj, i cili ka publikuar edhe një foto me Haskukën.

“Kafe miqësore me z. Mytaher Haskuka.  Mendoj se duhet me krijuar gjithmonë mundësinë, me pas raporte të mira mes nesh si popull. Garojmë e shfaqemi secili prej nesh, për ta krijuar gjithsesi mundësinë, që e ardhmja të mbetet më mirë për qytetarët tanë kudo në Kosovë”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Më Shumë

Xheladini merr pjesë në hapjen e programit Zvicër–Kosovë 2026–2029, fton ambasadorin për vizitë në Dragash

Kryetari i Komuna e Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për hapjen zyrtare të...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit