Nick Cave paralajmëron memoar

Muzikanti Nick Cave ka njoftuar se do ta publikojë një memoar për periudhën pas vdekjes tragjike të birit të tij.

Djali i Cave-it, Arturi, e kishte humbur jetën në moshën 15 vjeçare pesë vjet më parë, pasi kishte rënë nga një shkëmb.

Libri i titulluar “Besim, shpresë dhe masakër” është krijuar nga intervistat dhënë mikut të tij, gazetarit Sean O’Hagan.

“Kjo është intervista e parë që e kam dhënë pas sa vjetësh. Është mbi 40 orë e gjatë”, ka njoftuar Cave.

O’Hagan thotë që libri përshkon “biseda intime e shpesh befasuese në të cilat Cave flet me sinqeritet për jetën dhe muzikën e tij, për transformimet dramatike të të dyjave të prekura nga tragjedia personale”.

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit