Bie numri i pacientëve me COVID në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) njoftoi të mërkurën se në Spitalin e Prizrenit, ku trajtohen pacientët me COVID-19, janë të shtrirë 36 pacientë, raporton PrizrenPress

Ky numër paraqet rënie të hospitalizimeve krahasuar me një ditë më parë, ku ishin 50 pacientë me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19, në ShSKUK trajtim po marrin 497

Sipas raporti të datës 22 shtator 2021 të klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, vërehet ulje e numrit të rasteve me COVID-19.

Në tërë ShSKUK-në, trajtim mjekësor po marrin 497 pacientë, prej tyre 390 me oksigjeno-terapi dhe 46 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 85 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 55 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 36 pacientë
Spitali i Gjakovës, 35 pacientë
Spitali i Pejës, 79 pacientë
Spitali i Gjilanit, 38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 24 pacientë
Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit