Bytyçi për Malishevën: Arsimin dhe shëndetësinë do ta kem prioritet në mandatin katërvjeçar

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Malishevës, Selajdin Bytyçi, thotë se në mandatin katërvjeçar prioritet do të ketë arsimin dhe shëndetësinë.

“Do të përpiqem që të bëjë të pamundurën që arsimi të mos jetë i politizuar dhe të mos ketë dallim mes nxënësve në baza ekonomike e gjinore”.

Për shëndetësi garantojë se nëse arrij qëllimet e mijë gjatë mandatit katër vjeçar shëndetësia do të ketë shumë përparësi. Do të përpiqem të furnizoj me teknologji dhe rentgene të teknologjisë së fundit që qytetarët të mos shkojnë ti kryejnë shërbimet në Prishtinë”.

“Edhe bujqit do të jenë pjesë e rëndësishme e plan programit tim duke ofruar serra që të gjithë bujqit të kenë mundësi t’i kultivojnë të gjitha perimet”, tha Bytyçi.

Bytyçi në “Edicionin Zgjedhor” bëri të ditur planin e tij për lumin Mirusha.

“Në Mirushë s’kam çka bëj, do të vendosi disa anije të kënaqen fëmija”, tha ai.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit