Ylli fiton bindshëm ndaj Dritës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj RC Cola Dritës me rezultat 71:106 , në kuadër të javës së pestë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra therandase dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.

Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli, duke e fituar çerekun e parë me 20 pikë epërsi, 8:28.

Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku epërsinë më të lartë e kishte 18:45, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 27:49.

Kampionët e Kosovës ishin bindshëm më të mirë edhe në periodën e tretë, ku e fituan këtë pjesë 14:28, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 41:77.

10 minutat e fundit ishin vetëm formal dhe Ylli fitoi me rezultat të thellë 71:106.

Marcus Mayers u dallua te RC Cola Drita me 36 pikë e pesë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Barret Benson me 31 pikë e 12 kërcime dhe Gëzim Morina me 23 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.

Gjilanasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje, kurse therandasit dy fitore dhe tri humbje.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit