Zyrtare: Angli-Shqipëri luhet pa praninë e tifozëve

UEFA ndëshkon Anglinë, ndeshja mes Shqipërisë do të luhet pa tifozë.

Në finalen e “Euro 2020” kundër Italisë, Anglezët kanë pasur probleme me tifozët të cilët nuk kanë pasur bileta për t’u futur në stadiumin “Wembley”për të shikuar finalen.

Tifozët janë ndeshur me Policinë e vendit duke bërën jë kaos mjaftë madh.

Sipas “Sky Sport”, organi disiplinor i UEFA-së ka vendosur që ta ndëshkojë Anglinë me një ndeshje pezullim, ndërsa ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022” do të luhen me dyer të mbyllura.

“Anglia urdhërohet që të luajnë dy ndeshjet e tyre të ardhshme me dyer të mbyllura pas problemeve të tifozëve gjatë finales së EURO 2020”– shkruhet në njoftim.

Kjo do të thotë që ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të luhet pa tifozë.

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit