23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Malishevë /Dënohet me 2 mijë euro gjobë pasi pranoi se iu shmang tatimit mbi 50 mijë euro

I akuzuari Hazir Krasniqi, është dënuar me 2 mijë euro gjobë pasi e ka pranuar fajësinë se për periudhat 2016, 2017 dhe 2018, iu shmang tatimit në shumën prej 51 mijë e 399 euro.

Aktgjykimi është shpallur të martën në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega Malishevë, nga gjykatësi Njazi Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Morina, i akuzuari Krasniqi, për veprën penale shmangie nga tatimi fillimisht është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 200 euro dhe dënim me burgim prej 90 ditësh, mirëpo me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar në dënimin unik me gjobë, në lartësi prej 2 mijë euro.

Në aktgjykim thuhet se i akuzuari dënim me gjobë është i obliguar ta paguajë nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit për periudhën katër muaj, në katër këste.

Ndërsa, në emër të fondit për kompensimin e viktimave, i akuzuari është obliguar të paguajë edhe shumën prej 30 euro dhe shumën prej 30 euro në llogari të paushallit gjyqësor, brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari Krasniqi, në seancën e shqyrtimit të dytë të mbajtur më 14 tetor të këtij viti, e kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale që i vihej në barrë.

Ndërsa, përfaqësuesi i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Rinor Arifi, kishte deklaruar se i akuzuari nuk ka më asnjë detyrim ndaj ATK-së dhe se në bazë të ligjit heqin dorë nga kërkesa pasurore juridike, në këtë proces penal.

Në aktakuzën e plotësuar të Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se gjatë periudhës 2016, 2017 dhe 2018, i akuzuari Hazir Krasniqi gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, si pronar i subjektit “Jehona shpk”, nuk ka deklaruar grumbullimin që kishte për atë periudhë në kundërshtim me Ligjin Nr.03/L-222, për Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas aktakuzës, i akuzuari ka bërë deklarimin duke iu shmangur vlerës reale të qarkullimit për periudhat verifikuese, ashtu që për periudhat 2016, 2017 dhe 2018, nga veprimi i kundërligjshëm, iu shmang tatimit bazë në shumë të përgjithshme prej 51 mijë e 399 euro.

Me plotësimin e aktakuzës, i akuzuari Krasniqi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal, e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vjet. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion. Lajmin e ka konfirmuar në “RTV Dukagjinit”, Ylli...

Lajmet e Fundit